Telegrafi

Turneu i League of Legends MSI 2022 do të mbahet në Korenë e Jugut

Riot Games më në fund konfirmoi turneun Mid-Season Invitational 2022 në Busan të Koresë së Jugut, i cili do të mbahet më 29 mars.

Për herë të parë në historinë e tij, fushëbeteja fillestare globale e League of Legends eSports do të zhvillohet në qytetin Busan në Korenë e Jugut.

Turneu do të mbahet me audiencë të drejtpërdrejtë duke filluar nga data 10 maj dhe do të mbarojë me datën 29 maj.

11 kampionët nga “Play-Off”- i  i ligave kryesore nga e gjithë bota do të kenë rastin të fluturojnë për në Busan.

Formati i turneut do të fillojë me fazën e grupeve, ku 11 skuadra do të ndahen në tre grupe, dy skuadrat më të mira nga secili grup do të kalojnë në fazën ‘Rumble’.

Pas fazës së ‘Rumble’ katër skuadrat më të mira do të kalojnë në fazën e eliminimit, ku do të përballen me njëra tjetrën për të mësuar fituesin e madh të MSI 2022, dhe çmimin që ende nuk dihet se çfarë vlere do të ketë. /Telegrafi/