Telegrafi

Turneu kualifikues i CS:GO për IEM Katowice – FURIA, fnatic dhe NIP në listën e skuadrave pjesëmarrëse

IEM Katowice Play-In do të nis së shpejti, ku 16 skuadra do të jenë në garë në Katowice të Polonisë, por vetëm tetë më të mirat do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun kryesor.

Duke filluar nga data 1 shkurt, 16 skuadra do të garojnë për tri ditë radhazi për të siguruar pjesëmarrjen në IEM Katowice 2023.

IEM Katowice është një ndër turnetë më të mëdhenj të CS:GO, ku skuadrat më të mira botërore garojnë për çmimin prej 1 milion dollarësh.

Në fazën Play-In ekipet do të garojnë në formatin ‘Bo1’ eliminim i dyfishtë, dhe në fund tetë më të mirët do të shkojnë në turneun kryesor.

Ndërsa në turneun kryesor tetë skuadra janë të ftuara dhe janë ndarë në dy grupe, dhe i presin edhe tetë skuadrat e tjera për t’iu bashkuar.

Më poshtë i gjeni skuadrat të cilat do të garojnë në turneun Play-In të IEM Katowice 2023.

FURIA
Permitta
BIG
Complexity
fnatic
Evil Geniuses
Sprout
OG
Spirit
Grayhound
MIBR
Ninjas in Pyjamas
ENCE
paiN
Cloud9
IHC

/Telegrafi/