Në fundit na pret spektakël në futboll të vogël në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Edhe sivjet organizohet turneu “Tournamet Prishtina Cup 2022”, i cili zgjon interesim të jashtëzakonshëm te adhuruesit e sportit në Kosovë.
Ky turne organizohet nga e ish-futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni, së bashku me Bajram Murturi dhe Lulëzim Berisha.
Turneu nis nga data 24 dhe do të zgjas deri me 30 dhjetor e ku organizatorët konfirmojnë se interesimi për pjesëmarrje është tejet i madh.
Zakonisht në këtë turne marrin pjesë lojtarët më të njohur të fusalit në rajon.
Organizatorët kanë menduar për të gjitha kategoritë derisa hapësira do të kenë edhe moshat U13 e U15, pastaj ekipet e senioreve femra, meshkujve, mediat si dhe personat me nevoja të veçanta.