Site icon Telegrafi

Turneu i femrave në Valorant ka thyer rekord të shikueshmërisë

Turneu i video-lojës Valorant, Game Changers Champions është bërë turneu më i shikuar në të gjitha garat e eSports të femrave.

I mbajtur në Berlin, turneu paraqiti një grup çmimesh mbresëlënëse prej 250,000 dollarësh që u fitua përfundimisht nga ekipi G2 Gozen në një finale kundër Shopify Rebellion.

Ndeshja finale e zhvilluar në formatin ‘Bo5’ arriti një numër rekord të shikuesve, ku sipas escharts ishin aktivë rreth 239.000 shikues, duke e bërë Game Changers Champions turneun më të shikuar të eSports të femrave në histori.

Ndeshja shkoi në të pesë mapat dhe ishte jashtëzakonisht e afërt, me G2 që rrëmbeu mbrapsht dhe fitoi 3-2 pasi fillimisht kishte humbur dy mapat e para.

Sigurisht, ky është një fillim i pabesueshëm pozitiv i turneut të parë ndërkombëtar të Game Changers dhe përshkruan një të ardhme shumë të ndritur për skenën e Valorant që ecën përpara.

/Telegrafi/

Exit mobile version