Site icon Telegrafi

Turneu i CS:GO që shpërndan çmime në vlerë 1.000.000 dollarë do të mbahet në Abu Dhabi

(Foto: HLTV)

Një nga turnetë më interesant Blast Premier World Final do të mbahet në qytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe do të marrin pjesë gjithsej tetë skuadra.

Turneu do të mbahet duke filluar nga data 14 dhjetor, ku tetë skuadra të cilat sigurojnë pjesëmarrjen nga turnetë tjerë do të garojnë për çmimin prej 1 milion dollarësh.

Dy skuadrat të cilat tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në turne janë dy ekipet më të mira të botës, FaZe dhe Na’Vi.

Na’Vi e siguruan vendin në turne, pasi e fituan turneun Blast Premier Spring Final dhe PGL Major, ndërsa FaZe pasi fituan sezonin e 15 –të të ESL Pro League.

Ekipet tjera pjesëmarrëse si dhe më shumë informata rreth turneut pritet të mësohen në muajt në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version