Blast Premier World Final 2022 , turneu i fundit profesional i CS:GO për vitin 2022, i cili u zhvillua në Abu Dhabi ka regjistruar shifra dukshëm më të ulëta të shikueshmërisë në krahasim me vitet e mëparshme.
Ekipi G2 u shpallën kampion të Blast Premier World Final, pasi mposhtën ekipin Liquid në finalen e madhe me rezultat 2-0.
Ndonëse turneu ka shpërndarë një shumë të madhe të çmimeve për ekipet pjesëmarrëse, shifra që arriti vlerën një milion dollarë, shikueshmëria e tij nuk ishte ashtu siç pritej.
Sipas EsportsCharts turneu Blast Premier World final arriti kulmin e 378 mijë shikuesve.
Ky numër është përgjysmë më i vogël se edicioni i vitit të kaluar, i cili grumbulloi gjithsej 727 mijë shikues.
Gjithashtu dy ngjarjet e tjera të Blast, Spring gorup dhe Spring final kishin shikueshmëri më të madhe se sa ngjarja World Final.
Shikueshmëria e Blast Premier World Final 2022 është gjithashtu shumë larg nga IEM Cologne 2022 dhe IEM Katowice 2022, dy ngjarjet tjera të CS:GO që shpërndan çmime një milion dollarë, të organizuara nga konkurrenti i BLAST, ESL Gaming.
Të dy këto turne grumbulluan më shumë se një milion shikues. /Telegrafi/