Ndryshimet e fundit në video-lojën CS:GO nuk do të jenë në fuqi në ngjarjen BLAST Premier Fall në Kopenhagë.
BLAST Premier Fall do të luhet në një version më të vjetër CS:GO që daton përpara përditësimit të lojës ditën e premte, i cili solli ‘Anubis’ në listën e ‘map’ –ve aktiv në vend të ‘Dust II’ dhe bëri ndryshime tek armët M4A1-S dhe AWP.
Ky vendim është konfirmuar nga Shefi i Inovacionit të BLAST, Nicolas Estrup, për faqen më të madhe të CS:GO, HLTV: “Ne nuk do të përdorim përditësimin e ri për Fall Final”.
Turneu BLAST Premier Fall Final do të zhvillohet nga data 23-27 nëntor në Kopenhagë të Danimarkës, ku tetë skuadra të ndara në dy grupe do të garojnë për një grup çmimesh rreth 425.000 dollarë.
Më poshtë i gjeni skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne:
Grupi A
FaZe
OG
Heroic
NiP
Grupi B:
Na’Vi
Fluxo
Liquid
G2
/Telegrafi/