Site icon Telegrafi

Turne humanitar dhe përkujtimor në nderim të Komandant Shemit në Norvegji (Foto)

Në Rakkestad të Norvegjisë është mbajtur turneu humanitar në futsal, “Komandant Shemi”. Fitues i këtij turneu u shpall ekipi Samadrexha nga Sarpsborgu.

Ky turne është tradicional dhe mbahet në shenjë respekti për Komandant Shemin. Tri vendet e para u dekoruan me kupa, të cilat i ndau vëllai i Komandant Shemit, Bashkimi.

Përveç këtyre, me kupa dhe medalje u dekoruan edhe dy vendet e para në grupin e veteranëve, si dhe referët, futbollisti dhe portieri më i mirë. Të ardhurat e këtij turneu tradicional përdoren për humanitet.

“Ju informojmë se ky turne mbahet nën patronatin e Fondit Humanitar Albanor, fond ky që deri tani ka ndërtuar 36 shtëpi për të varfrit në vendlindje. Sa për informim: Këtij fondi i është lejuar edhe turneu që do të mbahet për hir të 1000 vjetorit të qytetit të Sarpsbrgut dhe ky turne do të mbahet më 4 qershor 2016. Ju kujtojmë se Heroi i Kombit Shemsi Ahmeti ishte Komandant i njësive speciale në ZO të Shalës dhe ra heroikisht më 26 Prill 99 në betejën e famshme të Majdanit në Shalë të Bajgores”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version