Një turist japonez, ka mbetur i vdekur, vetëm disa orë pasi mbeti pa ndjenja nga kërcimi nga lartësitë, që njihet si ‘bungee jumping’.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 56 vjeçari u hodh nga Kulla Macau, ndërtesë kjo e lartë 232 metra, por nuk arriti ta përballojë lartësinë nga e cila u hodh, prandaj mbeti pa vetëdije.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Macau-t, në brigjet jugore të Kinës, por nuk mbijetoi.
Hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
Aktiviteti në fjalë, u zhvillua në kuadër të SkyPark, kompani kjo e cila ka shpërndarë aktivitetet e saj edhe në shtete si Franca, Singapori dhe Australia. /Telegrafi/