Koreja e Veriut hapi kufijtë e saj për një grup të vogël turistësh perëndimorë këtë javë për herë të parë në pesë vjet.
Udhëtarët nga Britania e Madhe, Kanadaja, Greqia, Zelanda e Re, Franca, Gjermania, Austria, Australia dhe Italia janë grupi i parë i vizitorëve perëndimorë në këtë vend, që kur ai mbylli kufijtë e tij gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një grup turistësh rusë vizituan vendin gjatë një udhëtimi vitin e kaluar.
First known American inside North Korea since COVID encounters bizarre virus origin conspiracy theory:
“There seems to be a rumor that Covid-19 got into the country via a balloon sent from South Korea”
READ MORE https://t.co/vEAgUnifXY@EricCheungwc @JohnMeesCNN @KoryoTours… pic.twitter.com/udIQNWkDfH
— Will Ripley (@willripleyCNN) February 19, 2025
Koryo Tours me bazë në Pekin tha se organizoi një udhëtim pesë-ditor për 13 turistët ndërkombëtarë në qytetin kufitar verilindor të Rason.
Menaxheri i kompanisë së udhëtimit, Simon Cockerell, bëri të ditur se vizitorët kaluan në Korenë e Veriut me rrugë tokësore nga Kina.
Ndërsa brenda vendit, ata vizituan fabrika, dyqane, shkolla dhe statuja të dy liderëve të parë suprem të vendit, Kim Il-sung dhe Kim Jong-il.
Ai shtoi se janë duke u aranzhuar më shumë turne të tjera.
Koreja e Veriut zakonisht vendos kufizime për udhëtarët e huaj, duke i ndaluar ata të bëjnë fotografi në vende të ndjeshme dhe duke i detyruar ata të shoqërohen me udhërrëfyes vendas. /Telegrafi/