Telegrafi

Turistët digjen për së gjalli në balonë në Meksikë, njëri kërcen nga shporta nga 100 metra lartësi

Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga zjarri gjatë fluturimit mbi qytetin Teotivakan të Meksikës, e sipas informacioneve të para dy persona kanë humbur jetën.

Në rrjetet socialë është shfaqur videoja, ku shihet balona e përfshirë nga zjarri dikur rreth 100 metra mbi tokë, transmeton Telegrafi.

Turistët filmuan momentin rrëqethës me telefona mobil, ku shihet balona e djegur, kurse në fillim të videos shihet një person që kërcen nga shporta duke tentuar në atë mënyrë të shpëtojë.

Tërë kohën dëgjohen britma, kurse në shportën e balonës gjendej edhe një person tjetër.

Tragjedia ndodhi në afërsi të piramidës së njohur të diellit. Balona u rrëzua shpejtë, kurse zjarrfikësit dhe policia shkuan shpejt në vendin ku u rrëzua balona. /Telegrafi/