Tunizia është e eliminuar tashmë nga Kampionati Botëror, pas ka pësuar humbje ndaj Anglisë dhe Belgjikës.
Por Tunizia ka edhe një ndeshje për ta luajtur, atë kundër Panamasë, ndërsa halli i madh qëndron se përfaqësuesja afrikane ka vetëm një portier në dispozicion.
Për këtë ka bërë kërkesë në FIFA për ta grumbulluar edhe një portier shtesë.
Ndaj Panamasë, kombëtarja e Tunizisë ka në dispozicion vetëm ‘gardiani’ Mouez Hassen, i cili u dëmtua në shpatull në ndeshjen debutuese ndaj Anglisë.
Portieri tjetër Farouk Ben Mustapha ka pësuar një dëmtim në gju në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Panamasë, në këtë mënyrë për sfidën ndaj përfaqësueses nga Amerika-Qendrore në dispozicion është vetëm numri 1, portieri legjendar i Tunizisë Aymen Mathlouthi.
Në rast të një dëmtimi edhe të këtij të fundit ose në rast të ndonjë kartoni të kuq gjatë ndeshjes, tunizianët do të mbeteshin pa portier pasi nuk kanë asnjë alternativë në stol.
Federata tuniziane e futbollit ka grumbulluar menjëherë portierin e Tunis Esperance, Moez Ben Cherifia.
Ky i fundit që t’i bashkohet ekipit përfaqësues, duhet që FIFA të ndezë dritën jeshile dhe të thyejë rregulloren në një farë mënyre duke pranuar kërkesën e Tunizisë. /Telegrafi/