Përfaqësuesja e Tunizisë ka befasuar në ndeshjen e fundit të Grupit D duke mposhtur Francës me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Didier Deschamps kishte vendosur të ndryshonte thuajse gjithë skuadrën në një ndeshje të parëndësishme për Francën e kualifikuar tashmë, por kjo bëri që ata të pësojnë humbje nga Tunizia.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Tunizinë me konkrete në raste.
Tunizia në fakt gjeti edhe golin në minutën e tetë me anë të Nader Ghandri, por u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.
Level at the break between #TUN and #FRA#FIFAWorldCup | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 30, 2022
Në pjesën e dytë, Franca ishte skuadër dukshëm më e mirë shkaku edhe i disa ndryshimeve, por vetëm Tunizia gjeti golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 58-të me anë të Wahbi Khazri, i cili shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur individual.
Në fakt edhe Franca e gjeti golin në minutën e tetë shtesë me anë të Antoine Griezmann për 1-1, por gjyqtari pasi mbylli ndeshjen, në konsultim me VAR-in riktheu skuadrat në fushë duke tërhequr vendimin dhe anuluar golin, kështu që ndeshja u mbyll me fitoren e Tunizisë 1-0.
Tunisia defeat France but the holders finish top of Group D 👏#FIFAWorldCup | @adidasfootball
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 30, 2022
Pas kësaj fitore, Tunizia e sheh veten në pozitën e tretë me katër pikë dhe kështu eliminohet nga Kupa e Botës, ndërsa Franca kualifikohet nga vendi i parë me gjashtë pikë. /Telegrafi/
🗣️𝐆𝐎𝐋 𝐃𝐄 𝐓𝐔𝐍𝐄𝐙‼️
👤 Wahbi Khazri ⏱️58'
🇹🇳 Tunez 1️⃣🆚0️⃣ Francia 🇲🇫#Qatar2022 #TUNFRA https://t.co/VvKN6kWhIT— El Forastero ⚽ (@ElForadeportivo) November 30, 2022