Telegrafi

Tumblr arrin në 100 milionë blogerë!

Kjo cilësohet si një rritje e shpejtë e faqes, duke marrë parasysh se vitin e kaluar, shërbimi kishte 50 milionë përdorues, ndërsa më 2 mars të këtij viti, kjo shifër ka arritur në 93 milionë.

Sipas faqes, vetëm dje gjatë ditës faqja ka regjistruar më shumë se 82.6 milionë shkrime. Numri më i madh i përdoruesve vjen nga SHBA-të, ndërsa gjithnjë është në rritje edhe numri i përdoruesve ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përdoruesit shqiptar të cilët janë prezent në faqe. / Telegrafi /