Trajneri kroat Igor Tudor është i njohur për publikun për marrëdhëniet e tij jo të mira me futbollistët, ndërsa një problem të madh e ka edhe te Marseille, të cilën e mori vetëm pak javë më parë nën drejtim.
Marseille humbi nga Norëich, Middlesbrough dhe Milan gjatë përgatitjeve, ndërsa barazoi me Real Betisin dhe në ndërkohë gjysma e zhveshtores i ktheu shpinën Tudorit, shkruan gazeta franceze L’Equipe.
Tudor fillimisht ka debatuar me Gerson, duke e kritikuar për vrapim. Në të njëjtën ditë, Jordan Amavi u përjashtua nga ekipi dhe Cengiz Under iu bashkua diskutimit me trajnerin.
SÉRIE (1/5) Ils veulent faire tomber Paris et Galtier
À Marseille, le nouvel entraîneur du rival éternel du PSG, Igor Tudor, est déjà dans une zone de turbulence… https://t.co/IbixKShqMa
— Le Parisien (@le_Parisien) August 2, 2022
Mediat franceze pohojnë se disa lojtarë të tjerë janë të pakënaqur me punën e kroatit në Marseille dhe mezi presin ta largojnë.
Ish-bashkëlojtari dhe ndihmësi i Tudorit në Juventus, Mauro Camoranesi, gjithashtu u largua nga klubi një javë pasi filloi punën.
Kapiteni Dimitri Payet kërkoi një takim me kryetarin e, Pablo Longoria, i cili e solli personalisht Tudorin në Francë.
According to information from people close to @OM_Officiel Igor Tudor is about to be dismissed
⚠️ The information is to be confirmed ⚠️
🔥 Stay connected 🔥#TeamOM #MercatOM #MercatoOM #Ligue1UberEats #olympiquedemarseille #OlympiqueMarseille #Marseille #IgorTudorOUT pic.twitter.com/s6fmGBXMkh
— Powered By Christophe A. (@PoweredByCA) August 2, 2022
Mediat lokale besojnë se Tudor nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë në jug të Francës pasi gjithnjë e më shumë njerëz në Marseille nuk i besojnë atij. /Telegrafi/