Thomas Tuchel këmbënguli se ai “ra në dashuri” me skuadrën e Bayern Munichut gjatë humbjes së tyre kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Ligës Premier bënë një shfaqje brilante në Etihad Stadium teksa mposhtën Bayernin 3-0 në ndeshjen e parë të ndeshjes së tyre çerekfinale.
Rodri hapi rezultatin me një superol, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Bernardo Silva dhe Erling Haaland për të siguruar fitoren.
Megjithëse, Tuchel pranoi se ekipit të tij u mungonte “besimi dhe forma”, ai u përmbajt nga të qenit i ashpër ndaj tyre dhe përkundrazi vlerësoi përpjekjet.
“Sigurisht, rezultati është i hidhur për ne. U dashurova pak me ekipin tim sot, me mënyrën se si ata performuan. Edhe nëse tingëllon e çuditshme, ishte shumë argëtuese. Mendoj se lojtarëve tanë u mungonte pak vetëbesimi dhe forma”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.
Tuchel shtoi tutje se rezultati nuk ishte një pasqyrim i drejtë i asaj që kishte ndodhur në ndeshje.
“Unë nuk jam aspak dakord me rezultatin. Ne u ndëshkuam në faza në të cilat ishim ekipi më i mirë. Thjesht u ndëshkuam brutalisht”.
“Mendova se performanca jonë ishte shumë e mirë deri në rezultatin 2-0. Nuk dua të flas për rezultatin – pashë një paraqitje shumë të mirë deri në minutën e 70-të”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/