Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka refuzuar një qasje për rikthimin te Paris Saint-Germain, duke vendosur për një përvojë te Bayern Munichu.
Sipas gazetës Sport 1, PSG së fundmi bëri një lëvizje për të ri-nënshkruar me Tuchel, por gjermani refuzoi këtë mundësi.
Tuchel donte të ishte i lirë për Bayern Munichun dhe tani është vendosur të emërohet trajneri i ri pasi Julian Nagelsmann përballet me shkarkimin.
Trajneri gjerman ka drejtuar më parë Borussia Dortmundin, duke qenë një rival i madh i Bavarezëve.
Nëse ai bëhet trajner i Bayernit, ai do të përballet me ish-skuadrën e tij në ndeshjen e tij të parë.
Zyrtarizimi i Tuchelit te Bavarezët pritet të ndodh sot (e premte) brenda ditës. /Telegrafi/