Site icon Telegrafi

Tuchel prezantohet te Bayerni: Është nder i madh që jam trajner i këtij ekipi

Thomas Tuchel është zyrtarisht trajneri i ri i gjiganti gjerman Bayern Munich.

Pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, Tuchel ka marrë drejtimin e bavarezëve ku ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysmë.

Trajneri gjerman është prezantuar tanimë si trajner i Bayernit dhe ka për synim të fitojë Ligën e Kampionëve, por edhe titullin e kampionit në Bundesliga.

49-vjeçari ka folur në konferencë për shtyp, duke thënë se për të qenë trajner i Bayernit, është një nder shumë i madh për të.

“Kur nënshkruan një kontratë me Bayernin, është një nder i madh. Falënderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness”.

“Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayernit”.

“ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin. Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu me mënyrën e fitores”.

“Skuadra është një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë. Unë me të vërtetë pres që të ecim përpara me këtë skuadër”, tha Tuchel ndër të tjera gjatë prezantimit.

Debutimi i gjermanit si trajner i Bayernit do të ndodhë në derbin ndaj Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version