Telegrafi

Tuchel për Kovacin: Kroati nuk ishte komod, drejtoi skuadrën në fazë tranzicioni

Bayern Munich është shpallur kampion i ligës elitare gjermane, por që ka hamendësime rreth të ardhmes së trajnerit Niko Kovac.

Ky i fundit nuk ka arritur të përmbush objektivat e klubit, të cilat ishin pos trofe të vendit edhe Liga e Kampionëve, por që dështuan duke u eliminuar nga finalisti i sivjetmë, Liverpooli.

Megjithatë në mbrojtje të kroatit i ka dalë trajneri gjerman i PSG-së, Thomas Tuchel, i cili ka pohuar se gjithçka rreth trajnerit të bavarezëve duket e zymtë.

“Ai kishte një detyrë gjigante. Ky ishte një vit i vështirë tranzicioni për Bayernin. Ai nuk e dinte nëse Robben dhe Ribery do të vazhdonin të mbesin në klub dhe duhej të shqetësohej për Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, të cilët nuk ishin të pjekur që të marrin sipër barrën kryesore të ekipit”, tha ish-trajneri i Borussia Dortmundit për Eurosport.

Kovac ka shpëtuar kokën prej shkarkimit pas fitimit të Kupës së Gjermanisë, kur në finale triumfojë kundër RB Leipzigut gjersa të njëjtën gjë e kishte bërë sezonin e kaluar edhe si trajner i Eintracht Frankfurtit.

Ndryshe, gjermani me klubin parisien ka fituar trofen e titullit të kampionit të Francës gjersa ka dështuar në garat evropiane. /Telegrafi/