Thomas Tuchel beson se përvoja e Bayern Munichut në ndeshjet e mëdha mund t’iu japë atyre një avantazh në finalen e sotme (e diel) në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germain i Tuchel takohet me gjigantët bavarezë në atë që do të jetë paraqitja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bayern ka fituar garën në katër raste dhe është paraqitur në dy finale në dekadën e fundit.
“Bayern ka avantazhin e të mësuarit të luajë këto ndeshje të mëdha”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.
“Ata janë një klub i shkëlqyeshëm. Nuk është një avantazh i vogël, por as nuk është vendimtar. Është një sfidë e madhe të luajmë me Bayernin, por ne meritojmë të jemi këtu”.
“Do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë cilësi individuale, por gjithmonë ka hapësirë dhe gjithmonë ekzistojnë zgjidhje”.
🔴 𝗪𝗘 𝗔𝗥𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 🔵
👕🛒 https://t.co/a2XaZZNgyx pic.twitter.com/l0UJbMUFSM
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 22, 2020
“Ne duhet të gjejmë një përzierje midis të luajturit lirë, me besim dhe të gjesh mundësi”.
“Finalja nuk është koha për të bërë ndryshime të mëdha, kështu që ne do të përgatitemi ashtu siç kemi bërë kundër Borussia Dortmundit, Atalantas dhe RB Leipzig”.
“Marco Verratti dhe Idrissa Gueye kanë stërvitur me ne ditët e fundit dhe të dy janë në dispozicion. Është pak më ndryshe për Keylor Navas. Ai do të përpiqet të stërvitet dhe atëherë ne do të marrim një vendim”.
“Verratti mund të luajë, por është çështje dhimbjeje. Lëndimi i tij nuk është muskulor, ai kishte një goditje të dhimbshme, por tani ndjehet mirë dhe po stërvitet pa asnjë problem”.
“Ai është në dispozicion, por për 90 ose 120 minuta do të ishte i vështirë. Ne do të vendosim nëse ai fillon ose përfundon lojën”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/