Trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel, ka komentuar shkurtimisht shortin e fazës së eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Klubi nga Parisi do të luajë kundër Mancheser Unitedit, por beson te kualifikimi pavarësisht se skuadra e Special Ones ka përvojë në garat evropiane.
“Duhet të fitojmë në Old Trafford. Besoj te skuadra ime, është një test i madh, një sfidë”.
We've been drawn against @PSG_inside in the @ChampionsLeague last 16. #UCLdraw
First leg (H): 12/13 or 19/20 February 2019
Second leg (A): 5/6 or 12/13 March 2019 pic.twitter.com/N6cNznn2FK— Manchester United (@ManUtd) December 17, 2018
“Faza 1/8 e finales është gjithmonë e vështirë. Manchester Unitedi ka shumë provojë në këtë garë pasi e kanë fituar disa herë”.
“Unë nuk jam as i kënaqur, as i pakënaqur me shortin”, ka thënë Tuchel.
PSG përfundoi grupin në vendin e parë, duke lënë Liverpoolin pas. Ndërsa në anën tjetër Djajtë e Kuq përfunduan poshtë Juventusit.
Kujtojmë se Unitedi është kampion aktual i Ligës së Evropës. /Telegrafi/