Thomas Tuchel ka thënë se ka raportet të mira me Neymarin, përkundër se lojtari e do largimin nga Paris Saint-Germain.
Trajneri i skuadrës francez ka bërë të qartë në njëfarë forme se brazilian e dëshiron largimin nga Parkun i Princave, por që është lojtari i tyre më i rëndësishëm.
Tuchel ka rrëfyer se është e vështirë të punosh me 27-vjeçarin, mirëpo i vlerëson lartë cilësitë e tij.
“Nuk është e lehtë të punosh me të (Neymarin)”, ka thënë ai për France Info.
“Ai ka një zemër të madhe, por fatkeqësisht nuk arrin ta tregojë atë gjithmonë”.
“Nganjëherë ai është provokues dhe nuk është e nevojshme për ta bërë atë gjë. Po, unë ia kam thënë këtë”.
“Ne qeshim shumë së bashku dhe tentoj gjithmonë t’i them të vërtetën. Ai e pranon këtë, por është e vështirë”, ka shtuar më tej Tuchel.
Neymari e dëshiron largimin nga PSG-ja, gjersa Real Madridi dhe Barcelona janë në garë të ngushtë për shërbimet e tij. /Telegrafi/