Neymar është në dispozicion për Paris Saint-Germain dhe i gatshëm për t’u përballur me Strasburgun ditën e shtunë, ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel.
Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur ende për PSG-në këtë sezon pasi u mënjanua nga lëndimet dhe spekulimet për të ardhmen e tij në kryeqytetin francez.
Ai ishte një objektiv real për ish-klubin e tij, Barcelona, gjatë afatit kalimtar, por kampionët e La Ligës nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje me PSG-në.
Neymar më pas bëri rikthimin e tij nga dëmtimi gjatë pushimit ndërkombëtar, duke u paraqitur për Brazilin në ndeshjet miqësore kundër Kolumbisë dhe Perusë.
Duke folur në konferencën e tij para-ndeshjes, Tuchel tha se Neymar është gati të mblidhet me skuadrën e PSG-së për udhëtimin e së Shtunës në Strasbourg.
“Kthimi i Neymarit është në kohën e duhur, pasi shokët e tjerë sulmues Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani do të humbasin lojën për shkak të lëndimit”, u ka thënë fillimisht Tuchel gazetarëve.
"I'm convinced that @neymarjr will give everything to help us achieve our goals this season." #PSGlive
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) September 13, 2019
“Po, qartë po, sigurisht, tani gjithçka është e qartë, ne e dimë grupin tonë, unë jam shumë i lumtur, kemi shumë talent, kemi Neymarin në grupin tonë, nuk kemi asgjë tjetër në kokën tonë, gjithashtu Ney, dhe ai mund të përqendrohet tek ne”.
“Na mungon Edi dhe Kylian, kështu që ai duhet të kthehet dhe ai është në dispozicion nesër”, përfundoi trajneri i klubit francez. /Telegrafi/