Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel e ka cilësuar Napolin si një ekip të fortë, ndërsa ndeshjen si takim të madh të cilin duan ta fitojnë.
PSG do të udhëtoj te Napoli në ndeshjen e nesërme (e martë) e vlefshme për Grupin C dhe për këtë ka folur trajneri Tuchel.
“Ju gjithmonë thoni se jemi favoritë, që Napoli janë të vegjël apo jo-favorit”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes.
📈PSG will play their 1⃣0⃣0⃣th @ChampionsLeague match tomorrow night 🏆 #NAPPSG
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/ViJzVFtnhK
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 5, 2018
“Ne e dimë se kjo është një sfidë e madhe megjithatë rezultati 2-2 në ndeshjen e parë ishte e merituar”.
“Ne mund të kishim bërë më mirë, por për 30 minuta nuk ishim në nivelin tonë”.
“Napoli është një ekip i fortë, ata kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Ata kanë kuptim, cilësi dhe disiplinë mbrojtëse”.
“Do të jetë një sfidë e madhe, por ne duam të fitojmë, kjo është gjysma e dytë pas 2-2 në të parën”.
Trajneri gjerman në fund shtoi se do të shikojë nëse Edinson Cavani mund të luaj, teksa konfirmoi se portieri Gianluigi Buffon do të jetë nga minuta e parë. /Telegrafi/