Thomas Tuchel mund të shkarkohet para largimit të tij të caktuar në verë nga Bayern Munich nëse ekipi i tij eliminohet nga Liga e Kampionëve nga Lazio.
Sipas Sky Germany, Tuchel mund t’i tregohet dera e largimit nëse Bayern del nga Liga e Kampionëve, duke shkuar drejt një sezoni të rrallë pa trofe.
Tashmë ishte njoftuar se ai do të largohej nga Bayern Munich në fund të sezonit, por hierarkia të mendon t’i jap fund martesës më herët.
Gazetari Florian Plettenberg i Sky Germany ka sqaruar se pas humbjes 1-0 nga Lazio, një eliminim me ndeshjen kthyese në shtëpi, nuk do të kapërdihet nga drejtuesit.
Ai ka shtuar se bavarezët ende e duan Xabi Alonson për trajner të skuadër pas periudhës së tij të shkëlqyer me Bayer Leverkusen.
🚨News #Tuchel: He will definitely be the coach against Lazio Rom!
➡️ If Bayern reach the quarter-finals, regardless of how, Tuchel should stay in charge until the end of the season
➡️ But: If Bayern exit after the 0-1 loss in the first leg, an immediate separation is likely!… pic.twitter.com/X4ShYnyOGE
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 2, 2024
Alonso e ka udhëhequr skuadrën pa humbje dhe tani është lider në Bundesligë me shtatë pikë epërsi ndaj Bayern Munich të Tomas Tuchel.
Thomas Tuchel me skuadrën e tij pret të martën Bayernin ndaj Lazios dhe në rast humbje, rekordmenët gjerman do të kenë nevojë të gjejnë një trajner të përkohshëm për 10 ndeshjet e fundit të sezonit. /Telegrafi/