Thomas Tuchel ka thënë se skuadra e tij tregoi karakter duke barazuar me Real Madridin edhe pse ishte dy herë duke humbur.
Borussia Dortmund barazoi 2-2 me Real Madridin.
“Sigurisht se jam i lumtur. Ishte shumë e vështirë të kthehemi dy herë nga disavantazhi kundër një ekipi me klas si ky”.
“Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe patëm më shumë shanse. Në pjesën e dytë, pas pesë minutave e humbëm kontrollin. Jemi të lumtur që treguam karakter”, ka deklaruar Tuchel pas takimit.