Telegrafi

Tuchel kritikon Neymarin për gjestin ndaj tifozit

Neymar e Tuchel . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Neymar rrezikon të ndëshkohet nga Federata Franceze, pas një goditje që i dha një tifozi.

Ai pas ndeshjes finale të Kupës që PSG e humbi ndaj Rennes nuk i duroi fjalët e një tifozi dhe e goditi.

Edhe trajneri Thomas Tuchel, e ka kritikuar lojtarin për gjestin.

“Nuk më pëlqeu aspak ai veprim. Nuk është e mundur të bësh ato gjëra. Humbja nuk është e lehtë për tu pranuar, por duhet të jesh respektues ndaj tifozëve”.

“Disa futbollistë dashurojnë të fitojnë, të tjerë urrejnë të humbasin”, deklaroi Tuchel.

Neymar mund të dënohet me pesë ndeshje në Ligue 1, ndërsa në Ligën e Kampionëve është dënuar me tri ndeshje. /Telegrafi/