Site icon Telegrafi

Tuchel konfirmon debutimin e Buffonit në Ligën e Kampionëve me PSG-në

Portieri italian, Gianluigi Buffon do të debutojë me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve.

Buffon u transferua gjatë verës si lojtar i lirë te gjiganti francez pasi kontrata e tij me Juventusin skadoi.

Megjithatë, portieri i madh italian ende nuk e ka bërë debutimin e tij me PSG-në në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA dënon me tri ndeshje moslojë Buffonin

E gjithë kjo pasi Buffon u dënua me tri ndeshje mos-lojë pas incidentit dhe kartonit të kuq në gjysmëfinale ndaj Real Madridit.

Por, pritjes së italianit i ka ardhur fundi dhe gjatë javës së ardhshme pritet të debutojë me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Është vet trajneri gjerman i PSG, Thomas Tuchel, i cili ka konfirmuar debutimin e Buffonit.

Lexo po ashtu Buffon pritet të jetë portieri kryesor i PSG-së, por Tuchel thotë se zgjedhja do të jetë e vështirë

“Buffon do të debutojë në Ligën e Kampionëve me PSG-në në javën e ardhshme ndaj Napolit”, ka thënë Tuchel.

Ndryshe, ndeshja ndaj PSG-së e Napolit do të zhvillohet të martën në San Paolo me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version