Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për rotacionin e shpeshtë që e ka përdorur në portë.
Ardhja e Gianluigi Buffon, kishte bërë që Alphonse Areola, të jetë në bankë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Gjermani iu ka dhënë kohë të barabartë të dy portierëve.
Megjithatë kontrata e italianit me klubin francez përfundon këtë sezon dhe shanset e rinovimit tashmë janë minimale.
Deklarata e trajnerit, Tuchel e konfirmon këtë.
“Jemi i vetmi klub që bëjmë këtë rotacion dhe nuk do ta bëjmë më sezonin e ardhshëm. Nuk mund t’i zëvendësojmë portierët në mënyrë të tillë, pasi kjo nuk po na çon përpara”, ka thënë gjermani.
Buffon ka gjasa që të kthehet në Itali te Juventusi ku i është ofruar një rol drejtues. /Telegrafi/