Telegrafi

Tuchel: Gotze do të kthehet edhe më i fortë

Menaxheri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel ka insistuar se Mario Gotze do të rikthej vetën përfundimisht si një lojtar i rëndësishëm për klubin gjerman.

Gotze është jashtë fushave për një kohë të gjatë si pasojë e çrregullimeve metabolike që kanë kontribuar në problemet e tij në lëndime, ndërsa ai ka qenë i kufizuar në vetëm 16 paraqitje në të gjithë të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, trajneri i Dortmund, Thucel beson se ylli gjerman i skaudrës së tij do të kthehet edhe më i fortë dhe e sheh si pjesë të rëndësishme të ekipit.

Lexo po ashtu Mario Gotze mund të pensionohet

“Ne kemi nevojë për paqe, qetësi dhe vetëm qetësi për Marion”, ka thënë Tuchel për ‘Goal’, përcjell Telegrafi.

“Ai ka nevojë për pushim, mirëkuptim dhe mbështetje – të gjitha të cilat ai do t’i marr këtu”.

“Kjo merr kohë për trajtimin më të mirë. Ai do të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit përsëri”, përfundoi trajneri i Dortmundit.

Lexo po ashtu “Gotze është futbollisti më i mirë gjerman”

Gotze iu bashkua Dortmundit nga Bayern Munich në verën e kaluar, por ka mbledhur vetëm një gol në Bundesligë këtë sezon.

Megjithatë, ai ka qenë i suksesshëm me 84% të pasimeve të tij teksa ka bërë edhe disa asistime.

Në moshën 24-vjeçare, Gotze ka ende shumë kohë për të rimarrë formën e tij më të mirë, me kusht që ai të rimëkëmbet në mënyrë të mjaftueshme nga betejat e tij me lëndime. /Telegrafi/