Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi 1-1 ndaj Hertha Berlin.
Skuadra favorite për titullin e kampionit ka pasur rast të mirë të triumfojë para tifozëve të vetë sikur Pierre Emerick Aubameyang të shënonte një penallti.
Por pas ndeshjes ka qenë trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel që ka deklaruar se skuadra e tij e meritonte fitoren në këtë takim.
“Goli i tyre na ndihmoi shumë sepse u zgjuam nga gjumi dhe arritëm të luanim më të shpenguar”.
“Rritëm volumin e sulmeve dhe gjetëm më shumë hapësira. Në ndeshje të tilla ne meritojmë të fitojmë sepse luajtëm me intensitet të lartë”, deklaroi Tuchel pas ndeshjes. /Telegrafi/