Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur për Kylian Mbappen, i cili ka qenë pjesë e shumë lajmeve në ditët e fundit.
Ai kanë qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje te Real Madridi, por Tuchel do të preferonte të qëndronte.
“[Mbappe] ka qëllime të mëdha dhe shumë besim dhe ai vendosi të bëjë atë fjalim”.
“Ai është shumë inteligjent dhe e di atë që po bën. Nga ana tjetër, ai është i ftuar të marrë më shumë përgjegjësi”.
“Çdo lojtar është i ftuar për [të marrë përgjegjësinë]”.
Mbappe ende mund të fitojë Këpucën e Artë të premten, kur PSG do të luajë ndaj Reims në ndeshjen e fundit të sezonit të Ligue 1. Francezi aktualisht është katër gola pas Lionel Messi me 36.
“Shënimi i katër gola është i vështirë”.
“Nëse themi se ne se do të shënojmë katër gola në mënyrë që Kylian të fitojë [Këpucën e Artë], kjo do të tregonte një mungesë respekti për kundërshtarin tonë”.
“Është një objektiv për Kylian, por nuk është realist”, ka thënë trajneri gjerman. /Telegrafi/