Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë se ka biseduar me Edinson Cavanin dhe se lojtari nuk e ka menduar largimin.
Reali është vënë pas një sulmuesi, pasi është larguar Cristiano Ronaldo, ndërsa Cavani shihej si opsion i mundshëm.
“Unë mendoj se ai do të qëndrojë këtu, askush nuk më ka thënë asgjë dhe unë mendoj se ai do të qëndrojë”.
“Nuk e kemi në mendjet tona se ai do të shkojë diku, fola me të dhe ai nuk ka treguar ndonjë interes për të lëvizur”.
Gjermani foli pas një fitores së vështirë 3-2 kundër Atleico Madridit.
“Ishte një lojë e vështirë, sepse kishim shumë të rinj në ekip dhe pjesa e dytë ishte shumë e mirë”, deklaroi Tuchel.
PSG pritet të largojë ndonjë lojtarë, pasi i nevojiten paratë shkaku i problemeve financiare. /Telegrafi/