Gjatë ditës së sotme, qytetarët dhe studentët serbë kanë mbajtur sërish tubim publik në kujtim të viktimave që vdiqën pas rrënimit të çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Sot ky tubim u mbajt para përmendorës së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës.
Studentët kanë mbajtur pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët” e të tjerë.
Zëvendësdrejtori rajoni i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Telegrafin ka thënë se ky tubim publik ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
“Tubimi ka kaluar qetë, ishte pa incidente”, ka thënë shkurtimisht Elshani.
Kujtojmë që edhe disa javë më parë ka pasur tubime publike në kontekstin e njëjtë, derisa qytetarët dhe studentët serbë janë “duke kërkuar llogari” nga shteti serb për tragjedinë në Novi Sad. /Telegrafi/