Rezonanca magnetike e trurit dëshmon se një “vendim” i tillë i bën gjërat më të vështira edhe në fusha tjera të jetës së tyre.
Pearl Chiu dhe kolegët e tij nga fakulteti mjekësor Baylor në Houston të SHBA-së, dhe kolegët e tij kanë analizuar në skanerin fMRI 31 duhanpirës kronik dhe 31 joduhanpirës derisa kanë luajtur një lojë.
Ata në disa raunde të lojës është dashur të investojnë para në një bursë të simuluar.
Pas secilit raund ata janë informuar për atë se sa kanë përfituar, si dhe kanë marrë informata se sa kanë mundur të fitojnë po që se do të sillnin vendimet e tyre financiare në mënyrë tjetër.
Dhe derisa joduhapirësit i kanë shfrytëzuar këto informata për investimet e ardhshme, sjellja e duhanxhinjve ka ndryshuar jashtëzakonisht pak.
Skanimet e trurit zbulojnë se duhanxhinjtë përpunojnë këto informata, por, për dallim nga joduhanpirësit, duket se nuk mund të veprojnë në pajtueshmëri me informatat e marra apo të ndryshojnë sjelljen personale.
Ky zbulim mbi aktivitetet e ndryshme të trurit do të mund tu ndihmonte shkencëtarëve të cilët merren me prirjen nga varësive.
Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë është publikuar në revistën Nature Neuroscience.