Duke analizuar gjendjen e punës së trurit në faza të veçanta, shkencëtarët kanë mundur të parashikojnë gabimet para se ato të ndodhin, pohojnë autorët e studimit të publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).
"Ekziston një gjendje në të cilën truri juaj porosit se ka nevojë për pak pushim dhe ju nuk mund të bëni asgjë për këtë", ka sqaruar udhëheqësi i studimit Tom Eichele nga Universiteti në Bergen të Norvegjisë.
“Secili e njeh atë ndjenjë kur truri nuk percepton mirë gjërat dhe nuk funksionon si duhet, e ju thjesht me asgjë nuk keni ndikuar në atë gjendje", ka shtuar Eichele.
Një gjendje e tillë fillon rreth 30 sekonda para se të ndodhë gabimi e ndoshta do të mund të përpunohej një sistem i alarmimit i cili do të forconte përqendrimin dhe vëmendjen, si për shembull te kontrolluesi i fluturimeve.
"Ndoshta do të mund të përpunonim ndonjë pajisje e cila do të vendosej në kokën e njerëzve të cilët duhet të sjellin vendime të tilla", ka thënë Eichele dhe ka sqaruar se si pajisja “do të maste sinjalin dhe do të lajmëronte shfrytëzuesin se truri i tij është vendosur në gjendje të pushimit dhe do t’ia tërhiqte vëmendjen se vendimet e marra në atë moment nuk do të ishin të mira ".
"Shkencëtarët po punojnë në përpunimin e prototipit të elektroencefalogramit bartës i cili do të mund të paraqitej në treg për 10 deri në 15 vitet e ardhshme", ka thënë Eichele.