A jeni një nga personat që vazhdimisht e ndryshon datën se kur do të fillojë të shkojë në palestër?
A jeni një nga ata persona që thonë: “Prej ditës së hëne do të filloj të shkoj në palestër”?
Nëse jeni person i tillë, atëherë keni probleme me motivim!
Kështu, Telegrafi më poshtë ju sjell disa këshilla se si ta motivoni veten të mos hiqni dorë nga ushtrimet fizike:
– Mos mendoni për fillimin, por mendoni për trupin që synoni ta fitoni dhe si do të dukeni pas një kohe.
– Blini rroba të mira sportive. Kjo sepse shkencëtarët tregojnë se rrobat e kuqe sportive i rrisin shanset e suksesit.
– Gjeni një palestër afër shtëpisë tuaj. Kjo ju ndihmon të hiqni dorë nga arsyetimet si “sot është moti i keq” apo “nuk kam transport”.
– Bëni një plan i cili përfshin ditët kur do të shkoni në palestër dhe ushtrimet të cilat do t’i bëni gjatë atyre ditëve.
– Nëse keni para, angazhoni një trajner personal. Kjo sepse trajnerët personalë nuk ju lejojnë të “pushoni” gjatë ushtrimeve; nëse jeni fillestar ju mësojnë si t’i bëni ushtrimet në formë korrekte, etj. /Telegrafi/