Site icon Telegrafi

Truqet për t’u adaptuar me një rutinë të hershme të mëngjesit

Flini herët

Fjetja herët është ndër mënyrat më të sigurta që ju siguron se do të zgjoheni me kohë, sepse kur flini një apo dy orë më herët sesa koha e zakonshme, ju flini më shumë dhe ndjeheni të freskët kur alarmi bën zhurmë, transmeton Telegrafi.

Me këtë mënyrë, nuk e ndjeni nevojën të flini edhe 10 minuta!

Ambienti i duhur i dhomës së fjetjes

Kjo është pikë shumë e rëndësishme për t’u siguruar që nuk do të vonoheni për në punë apo shkollë.

Shmangni celularët e mençur, laptopët, tabletët etj.

Nëse mundeni, mos e vëni as televizorin në dhomën e fjetjes!

Gjithashtu, dritat në dhomë mbani jo shumë të ndriçuara.

Vëni një këngë të mirë si alarm

Kjo është shumë e mirë, pasi që një këngë e mirë do t’ju bëj të dëshironi të kërceni me mëngjes.

Këtë mënyrë, kur e dëgjoni këngën, mundësitë për të kërkuar edhe 10 minuta ekstra do të jenë shumë më të vogla se zakonisht. /Telegrafi/

Exit mobile version