1. Rrobat me vija janë në modë, mirëpo rrobat njëngjyrëshe rrezatojnë më shumë energji dhe më shumë vetëbesim. Megjithatë, shmanguni rrobave me ngjyrë të zezë, e cila krijon përshtypjen se jeni tepër serioze. Përveç nëse,natyrisht, nuk vishni fustan të vogël ngjyrë të zezë.
2. Rregullimi subtil i rrobave, si p.sh. rregullimi i rrudhave të fustanit, meshkujve u jep shenjë që dëshironi të dukeni mirë, ndërkaq ajo gjë ua ngre egon.
3. Këpuca gjysmë e zbathur tregon që jeni e lumtur, por nëse me atë rast i keni këmbët të kryqëzuara, kini kujdes që këmba e cila është sipër të jetë ajo më larg nga mashkulli, i cili ju pëlqen.
4. Krahët e zbuluar meshkujt i krahasojnë me gjoksin, prandaj fustani pa epoleta apo fanella pa krahë janë zgjedhje e pagabueshme për tërheqje të vëmendjes. Kur të vëreni që ai lehtë ju vështron, lëvizni me krah dhe ai si i hipnotizuar do të vijë tek ju.
5. Me njërën dorë mbështetuni për banak, në mënyrë që të qëndroni më stabil. Vetëbesimi është seksi, mirëpo mos e teproni duke i mbajtur ijet me duar, sepse ashtu nuk do të dukeni joshëse por vetëm si e paarritshme. /Telegrafi/