Site icon Telegrafi

Truqe psikologjike për t’u bërë më të suksesshëm në jetë

Thënia e vjetër që “fitimtarët nuk bëjnë gjëra tjera, por “gjërat” i bëjnë në mënyra tjera” edhe sot mbetet aktuale.

Njerëzit e suksesshëm janë ndryshe nga të tjerët, pasi që mësojnë se si t’i kthejnë gjërat në favorin e tyre, transmeton Telegrafi.

Heshtja është flori

Nëse dëshironi që dikush të pranoj atë se çfarë keni thënë, vetëm qëndroni të heshtur. Ky truk mund të bëj mrekulli në botën e shitjeve dhe marketingut, pasi që nëse vazhdoni të flisni pas prezantimit, mundësitë janë që do ta humbni klientin.

Në vend të kësaj, qëndroni të heshtur dhe lëreni personin tjetër në një heshtje të çuditshme, e cila do ta bëj atë të pranoj atë se çfarë keni thënë.

Truku me pasqyre

Nëse dëshironi të mos e lini punën vetëm sepse njerëzit përreth jush vazhdojnë t’ju bërtasin pa ndërprerë, atëherë ky është truku i duhur për ju.

Vendosni një pasqyre prapa vendit ku qëndroni ulur në punën tuaj, dhe njerëzit pranë jush nuk do t’ju bërtasin kur e shohin veten në pasqyrën prapa jush.

Pyet, pyet, pyet…

Nëse dëshironi t’i lini përshtypje dikujt, vetëm bëni shumë pyetje.

Kujt nuk i pëlqen vëmendja? Nëse i bën pyetje dikujt rreth vetes së tij/saj, atyre do t’iu pëlqesh.  /Telegrafi/

Exit mobile version