Site icon Telegrafi

Trupat amerikane po arrijnë në Afganistan për evakuimin e stafit diplomatik

Trupat e parë amerikanë po mbërrijnë në Afganistan për të ndihmuar në evakuimin stafit diplomatik dhe të tjerëve, pasi shumë vende po përpiqen gjithashtu të evakuojnë punëtorët dhe qytetarët mes një avancimi të shpejtë të talibanëve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të premten, militantët morën nën kontroll Pul-e-Alam, kryeqytetin e provincës Loghar, vetëm 80 kilometra nga kryeqyteti Kabul.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, tha se situata po dilte jashtë kontrollit me pasoja shkatërruese për civilët.

Më shumë se 250 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre deri më tani.

Avancimi i talibanëve vjen pasi trupat amerikane dhe trupat e tjera të huaja tërhiqen pas 20 vitesh operacionesh ushtarake. Luftimet kanë ngritur frikën se fitimet në të drejtat e njeriut të bëra që kur militantët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001, mund të humben shpejt.

Jeta nën kontrollin e talibanëve në vitet 90-ta pa që gratë u detyruan të mbanin burka të mbuluara, arsimi i kufizuar për vajzat mbi 10 vjeçe, dhe dënime brutale, përfshirë ekzekutimet publike. /Telegrafi/

Exit mobile version