Site icon Telegrafi

Trump ndalohet përsëri në YouTube, këtë herë për një kohë të pacaktuar

YouTube ka zgjatur ndalimin e kanalit të ish presidentit amerikan Donald Trump dhe në të njëjtën kohë ka kufizuar mundësinë e këshilltarit të Trump, Rudi Giuliani për të fituar para nga ajo platformë.

Kjo është hera e dytë në dy javët e fundit që YouTube nuk lejon Trump të publikojë video në atë platformë, ose thënë më saktë i ka zgjatur bllokimin, shkruan American Politico.

Ai së pari u bllokua në 12 janar nga frika e dhunës së mëtejshme, dhe më pas kompania njoftoi se Trump u bllokua për herë të parë në tre herë të mundshme para ndalimit të përhershëm, transmeton Telegrafi.

Të martën e kaluar, Trump u bllokua edhe një herë për një javë dhe ndalimi i djeshëm nuk ishte i kufizuar në kohë.

Një zëdhënëse e këtij shërbimi transmetues, Ivy Choi, tha se për shkak të shqetësimeve në lidhje me dhunën e mundshme, kanali i Donald Trump do të mbetet nën bllokim deri në një njoftim tjetër.

Në të njëjtën kohë, kompania njoftoi se do të ndalonte përkohësisht Giuliana nga pjesëmarrja në një program që e lejon atë të bëjë para nga kanali i tij, për shkak të pikëpamjeve të tij mbi mashtrimet në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ai është i ndaluar të marrë pjesë për 30 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version