Telegrafi

Truku i thjeshtë garanton më shumë muskuj pas stërvitjeve – madje me peshë trupore më të vogël (Video)

Gjithnjë e më shumë djelmosha në palestra lidhin shiritin përreth bicepsit. Edhe pse duket qesharake, pas kësaj metode të ushtrimeve qëndron shkenca serioze.

Nuk ekziston rrugë e shkurtër që formën dhe linjën t’i rregulloni sipas mënyrës suaj. Nevojiten punë e lodhshme, përkushtim dhe ushtrim i rregullt në palestër.

Pra, me gjithë këtë, shumica kërkojnë mënyra që të forcojnë ushtrimet dhe të shpejtojnë përparimin e muskujve, transmeton Telegrafi.

Fjala është për mënyrën e ushtrimeve, të cilat quhen “Kacu”, të cilat i ka shpikur japonezi Joshiaki Sato.

Ai potencialin e teknikës e ka kuptuar kur në moshën 25-vjeçare ka thyer nyjën në skijim. Në vend që t’i kalonte gjashtë muaj në shërimin e muskujve, Sato ia ka arritur që të shërohet për vetëm gjashtë javë.

Me këtë teknikë janë ngazëllyer edhe ekspertët shëndetësorë, të cilët ua rekomandojnë sportistëve dhe bodybilderëve.

Ja si funksionon

Fuqishëm forconi llërën, duke përkufizuar qarkullimin e gjakut nga bicepsi. Ushtroni me pesha dukshëm më të vogla seç keni ushtruar zakonisht.

– Kur ushtroni, krijohet thartira qumështore. Me mbylljen e gjakut, do të shtoni krijimin e thartirës qumështore dhe do të lironi hormonin e rritjes, i cili krijohet kur punoni me pesha të rënda – ka shpjeguar Zakari Long, drejtor i terapisë fizikale në Klinikën e Sporteve në Karolinë.

Edhe pse ndërtimi i muskujve në këtë mënyrë duket joshës, kini parasysh që është shumë i dhimbshëm.

Ushtrimin patjetër duhet ta bëni vertikalisht, mirëpo nëse muskujt tuaj ndihen të këputen apo të shtrënguar, i keni lidhur tepër fort.

Ekspertët tërheqin vërejtjen që t’i shmangen ata me shtypje të lartë të gjakut apo me trombozë venoze. Gjithashtu, nuk do të duhej të mbështillet shiriti kurrkund tjetër pos nëmajë të duarve apo të këmbëve. /Telegrafi/