Infermierja Nikki nga Melburni ka treguar se cilin truk duhet të përdoret për të ditur se cilat sende janë aq të vogla sa që vogëlushët e saj të gëlltiten fëmijët. Në atë mënyrë, ajo e di me çfarë mund të luajnë të vegjlit e saj, me çka jo.
Kjo australiane, e cila që ka dy fëmijë, në Instagram ka treguar një mënyrë të thjeshtë se si mund të kontrolloni se cilat objekte janë potencialisht të rrezikshme për fëmijën tuaj.
Është e thjeshtë, bashkoji gishtin e madh dhe gishtin tregues në mënyrë që të formoni një rreth.
Thjesht, bashkoni gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe formoni një rreth.
“Ky është truku im i preferuar për prindërit. Në këtë mënyrë unë kontrolloj se cilat sende ose ushqime janë aq të vogla sa fëmijët e mi do të mund të ngufaten”.
“Bëj një rreth me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Kjo është afërsisht madhësia e gabzherrit të fëmijës deri në moshën tre vjeç. Çdo gjë që mund të kalojë nëpër atë rreth është një rrezik i mundshëm”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/