Keni blerë këpucë të mrekullueshme, mirëpo nuk mund t’i bartni sepse ju shkaktojnë dhembje?
Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë se si t’i zgjeroni mjaftueshëm që të bëhen të përshtatshme për bartje dhe të mos ju krijojnë kallo.
E gjitha që ju nevojitet janë një palë çorape të trasha dhe disa palë të holla, dhe tharësja e flokëve, transmeton Telegrafi.
Mbathni çorapet, sa më shumë fusni këmbët në këpucë shumë të ngushta, ndërkaq pjesën e cila ju krijon dhembje ngroheni me ajër të nxehtë.
Derisa e bëni këtë, kohë pas kohe shtrini shputat derisa të mos ftohen krejtësisht.
Zbathni çorapet dhe kontrolloni rezultatin. Nëse këpucët ende diku ju janë të ngushta, përsëriteni procedurën.
Nëse është fjala për këpucët e lëkurës të cilat dëshironi t’i zgjeroni, në fund lyeni me krem. /Telegrafi/