Çdo person që ka organizuar ndonjëherë një festë apo organizim e din se sa telashe është t’i mblidhni gotat e përdorura përgjatë dyshemesë së shtëpisë apo përgjatë zonës ku është mbajtur organizimi.
Megjithatë, ekziston një mënyrë e lehtë e cila garanton se dyshemeja juaj do të jetë e pastër, ndërsa pastrimi dhe heqja e bërllokut do të jetë shumë më e lehtë, transmeton Telegrafi.
Ky truk – i cili gjendet në videon e mëposhtme – mundëson që mysafirët të mbajnë ushqimin dhe pijen e tyre me vetëm një dorë, duke mos lejuar që mysafirët ta përdorin prehrin si tavolinë.
Përveç kësaj, mysafirët njërën dorë do ta kenë të lirë për tu ushqyer dhe për të pirë.
Për këtë truk ju duhet një laps, një thikë e mprehtë, ngjitës dhe gota e pjata plastike /Telegrafi/