Telegrafi

Troyes 1-2 PSG, notat e lojtarëve

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Troyes në takimin e vlefshëm për javën e parë të sezonit 2021/22 në Ligue 1.

Kryeqytetasit e kanë nisur mbarë sezonin e ri, duke marrë tri pikët e para të sezonit, edhe pse në një fitore shumë të vështirë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Oualid El Hajjam (9’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Achraf Hakimi (19’) dhe Mauro Icardi (21’).

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain e nis sezonin e ri me fitore në udhëtim te Troyes

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i vendasve, Florian Tardieu që u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Gauthier Gallon që u vlerësua me notë 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/