Ndreqe.com vazhdon të jetë platforma ku shumë qytetarë të Gjakovës po vazhdojnë të raportojnë projektet infrastruktuore që hasen në zona të ndryshme të Komunës së Gjakovës.
Ndër problemet më të shpeshta që raporohen nga qytetarët e Gjakovës, është dëmtimi i trotuareve ku është raportuar për një trotuar të dëmtuar afër Parkut të Lirisë, zonë kjo e cila është mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Përveç trotuareve, problematikë tjetër në disa zona të qytetit janë edhe gropat në rrugë, ku në platformën Ndreqe.com, është raportuar një dëmtim në pjesën e asfaltit në rrugën “Ganimete Tërbeshi”, ose siç njihet ndryshe në Gjakovë, “Rruga e ngushtë”.
Ndërsa një problem i ngjashëm është edhe në rrugën “Gjergj Arianiti”, ku përveç një grope në këtë rrugë, raportohet edhe dëmtimi i një shtylle elektrike.
Përveç kësaj problematike, në këtë rrugë paraqiten probleme sa herë ka reshje të shiut apo të borës, pasiqë bëhet mbledhja e ujit.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.
Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi