Site icon Telegrafi

Tronditet futbolli anglez, trajneri i Kombëtares filmohet duke u korruptuar për 400 mijë funte! (Video)

LONDON, ENGLAND - MAY 07: West Ham United manager Sam Allardyce reacts during the nPower Championship Playoff Semi Final 2nd Leg between West Ham United and Cardiff City at the Boleyn Ground on May 7, 2012 in London, England. (Photo by Ian Walton/Getty Images)

Futbolli anglez tronditet nga një skandal që ka përfshirë trajnerin e Kombëtares, Sam Allardyce.

Ky i fundit ka rënë pre e një video të fshehtë nga gazetarët hulumtues të “The Telegraph”.

Ata i janë shfaqur trajnerit si biznesmenë dhe kanë arritur të bien dakord duke e korruptuar atë për 400 mijë funte.

Në këmbim të parave, trajneri do t’i jepte informacion biznesmenit në fjalë, që ishte edhe menaxher lojtarësh, se si t’i shmangej rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë, në lidhje me transferimet e futbollistëve.

Gjatë videos së filmuar shihet se si Allardaise tallet edhe me krerët e federatës, por edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Roy Hodgson.

Allardyce ka vetëm 67 ditë në krye të skuadrës së Kombëtares së “Tre Luanëve”.

Pas kësaj video pritet reagimi i Federatës Britanike të Futbollit, e cila mund edhe ta shkarkojë atë, çka do të ishte një tronditje e madhe për Kombëtaren e futbollit të këtij vendi.

https://www.youtube.com/watch?v=5qDs2oAOlDc

Exit mobile version