Argjentina do të jetë më e dobët ndjeshëm në Botërorin e Katarit, duke pasur parasysh se një nga lojtarët kyç nuk do të jetë në turne për shkak të lëndimit.
Sipas mediave argjentinase, mesfushori i Villarrealit, Giovani Lo Celso është lënduar në fund të tetorit dhe ende nuk është rikuperuar dhe me gjasë do t’i nënshtrohet një operacioni.
Lo Celso, lojtari pa të cilin nuk mund të imagjinohet mesfusha e Argjentinës, është lënduar në minutën e 25-të në ndeshjen me Athletic Bilbaon, dhe bëhet fjalë për një dëmtim të muskujve të këmbës.
Në Villarreal shpresonin që dëmtimi të riparohej me pushim, por duket se argjentinasi, i cili ka veshur 41 herë fanellën e kombëtares, do të duhet të kalojë me operim.
Në Botëror, argjentinasit janë në grup me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite, me të cilët ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 22 nëntor. /Telegrafi/